Nuk u bë nuse, por e veshi fustanin e bardhë për setin e shtatzainsë dhe Maya shfaqet plot nur

Maya është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël! Në muajin dhjetor, këngëtarja e hitit “Motrat” do të bëhet për herë të parë, nënë e një djali. Por përpara se djali të vijë në jetë, Maya është kujdesur që të ketë kujtim barkun e rrumbullakosur dhe ka realizuar një set me foto ku shfaqet rrëzëllitëse.

Maya ka zgjedhur të veshë një fustan të bardhë i punuar me gurë dhe pupla, teksa mban në kokë një kurorë me lule. Ajo pozon në këmbë duke buzëqeshur, teksa njërën nga duart e ka tek barku i rrumbullakosur!

Këngëtarja ndriçon nga nuri i shtatzënisë!

Gjatë një interviste me emisionin “Rudina”, Maya rrëfeu se shtatzënia për të nuk ka qënë fort e lehtë pasi ka probleme të shumta me ushqimin, si edhe gjumin.

Share With:
Translate »
1252 Views