Nënë për herë të parë? Rita Ora flet për planet për zgjerimin e familjes me Taika Waititi

Rita Ora dëshiron të krijojë një familje me Taika Waititi.

Ylli 32-vjeçar i popit u martua me regjisorin e njohur në vitin 2022 dhe Rita thotë se do të donte shumë të kishte fëmijë “një ditë”. Ajo tha për PEOPLE: “Kjo ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja.” Gjithsesi, në planet e afërta të çiftit diçka e tillë nuk është ende. Muajit e fundit Rita u përfol për një shtatzëni por kjo rezultoi e pavërtetë.

Rita e përshkruan burrin e saj si “mbështetësin dhe avokatin më të madh të saj”. Ylli i pop-it shpjegoi se ajo është gjithashtu e lumtur që mbështetet tek ai edhe për procesin krijues si artiste.

Më pëlqejnë idetë me të. Është vërtet interesante dhe e lehtë, dhe ai ka një perspektivë dhe shije vërtet të mrekullueshme. Ky album është një precedent vërtet i madh për atë që ne mund të bëjmë potencialisht.” Rita e shkroi albumin e saj të ri ndërsa romanca e saj me Taika po fillonte të lulëzonte. Këngëtarja pranon se jeta e saj sentimentale u bë një burim i madh frymëzimi për të.

Njerëzit thonë: “Shkruaj gjithçka që ndjen”, por unë nuk e kisha bërë kurrë këtë deri në këtë album.”

Share With:
Translate »
64 Views