Nepset gjatë shtatzënisë, ushqimet më të preferuara të grave shtatzëna
Përgjatë shtatzënisë, oreksi juaj do të ndryshojë, shpesh në mënyrë dramatike.
Gratë shtatzëna do të shijojnë ushqime të cilat më parë nuk kanë qenë ndër ushqimet e preferuara shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Zakonisht, nepset fillojnë në tremujorinë e parë, ndërkohë në tremujorin e tretë intensiteti i tyre bie.
Ndër arsyjet kryesore të nepseve janë:
-Ndryshimet hormonale
Shtatzënia është periudha kur hormonet përjetojnë çrregullime, veçanërisht në tremujorin e parë. Hormonet mund të ndikojnë në përvojën tuaj shqisore të ushqimit.
-Ndryshimet ndijore
Gratë shtatzëna mund të nuhasin erëra nga një distancë të largët dhe kjo mund të ndikojë në përzgjedhjen e llojeve që dëshirojnë.
Sipas një studimi në SHBA, gratë shtatzëna kanë më shumë nepse në:
-Fruta,
-Ëmbëlsira,
-Ushqime me kalori të larta.