Nepsi i shtatzënisë, emri i vajzës, Kiara zbulon detaje nga pritja e ëmbël

Në një rrëfim të rrallë, Kiara ka shuar shumë kuriozitete për fansat dhe ndjekësit e saj dhe të Luizit për pritjen e ëmbël. Teksa e përshkruan si kapitullin më të bukur të jetës, moderatorja e ftuar në ‘Ftesë në 5’, ka treguar edhe disa detaje nga shtatzënia duke thënë se ka më shumë neps për ëmbëlsira, por nuk është me fiksime dhe “nuk e zgjon Luizin gjatë natës”.

“Janë ëmbëlsirat, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i thosha dot jo. I them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi”.

Ish-konkurrentja e BBV ka kujtuar edhe përvojën e saj në “reality show”.

“Nëse jeta ime do të ishte një libër padiskutim, ky do të ishte kapitulli i ri më i bukur. Në shumë momente kur Luizi nuk ishte afër meje unë e kërkoja me sy. Ku është? Pse s’është afër meje? Megjithatë në një njohje do kohën tënde, hapësirën tënde dhe unë mora gjithë kohën e mundshme, e studiova dhe e lashë veten të lirë në ndjesitë e mia. As nuk e kam menduar që kishte një Shqipëri të tërë që po na ndiqte kur Luizi më propozoi në shtëpi. M’u duk sikur ishim vetëm ne aty dhe nuk ekzistonte asgjë tjetër. Pavarësisht se ishte lojë mua mu duk sikur ishte dasmë e vërtetë dhe dëshirën dhe kuriozitetin për ta puthur e pata aty në moment”, shprehet ajo.

Share With:
Translate »
66 Views