Nepsi i shtatzënisë së Eni Koçit e ka emrin…
Këngëtarja Eni Koçi dhe bashkëshorti i saj Genc Prelvukaj do të bëhen prindër për herë të parë dhe lajmin e bukur të shtatzënisë ata e bën publik nëpërmjet këngës së tyre më të re, “Ama”.
Së fundmi, Eni Koçi na ka treguar se nepsi i shtatzënisë së saj e ka emrin “pancakes”. Këngëtarja ndodhet në Vjenë tek motra e saj, Greta Koçi dhe mëngjesin e sotëm e ka gatuar ajo.
Mesa duket Eni e ka nepsin e shtatzënisë me ushqime të ëmbla sepse kjo foto që ka postuar në rrjetet sociale e shpjegon më së miri këtë fakt.
Eni dhe Genci kanë lidhur kurorë në vitin 2019-të por zgjodhën që dasma e tyre të ishte tejet private dhe larg vëmendjes mediatike.