Nëse babai im s’do kishte vdekur në atë ditë, s’do isha sot kryeministër!

Ishte rastësia e një dite, për të e trishtë, por që më pas solli ndryshimin e rrjedhës së jetës së Edi Rama, i cili erdhi përfundimisht në Shqipëri dhe u përfshi në politikë, për t’u bërë nga ministër, kryebashkiaku dhe kryeministër. Oferta e ish-kryeministrit Fatos Nano në atë kohë i erdhi ditën që përcolli për në banesën e fundit të atin, më 11 prill të 1998-s. Biseda ishte e shkurtër: “Zoti ministër i Kulturës, do rrish a do ikësh?”.

“Babai sikur të kishte vdekur në çdo ditë tjetër s’do isha këtu sot. Ishte një humor i universit, që im atë ndërroi jetë më 11 prill dhe koincidoi me momentet kur Nano po bënte qeverinë e re. Unë erdha në një biletë vajtje-ardhje. Nanon e kam admiruar nga larg kur ishte në burg nuk e njihja. Se kisha takuar ndonjëherë. Kur u bë kryeministër erdha unë, Gramoz Pashko punonte me të dhe i thashë që dua ta takoj. Në darkën e fitores isha në Barcelonë dhe fola me Nanon në një bisedë telefonike, më bëri përshtypje mënyra si foli. ‘Kam nevojë për të gjithë, të lutem kthehu’. Pastaj erdha këtu dhe kam ngrënë një darkë këtu në zyrë, më tha që duhet të kthehesh. Unë i thashë që kur dua të mbështes do të mbështes, ‘nuk kam ardhur të bëhem ministër, por të varros im atë’. Kurrë se kam menduar, por është edhe fat. Ishte pas funeralit që më bëri një telefon, ‘zoti ministër i Kulturës’- më tha- ‘do rrish a do ikësh?’. Unë i thash do rri. ‘Po u mendova ika’. Në fillim ndihesha si në kurth. Në muajt e parë isha në një situatë shumë të vështirë të jetës sime, nuk e doja atë gjë, kisha stres shumë të madh”, tregoi kryeministri në një intervistë për ‘Opinion’.

Share With:
Translate »
400 Views