‘Nëse bëj djalë, do më blejë helikopter’, Zaimina komenton deklaratën pas lindjes së djalit

Zaimina dhe partneri i saj janë bërë prindër të një djali pak muaj më parë dhe ky ishte një gëzim i madh në familje, sidomos për Klodin, bashkëshortin e këngëtares. Baba i 3 vajzave e donte shumë ta kishte një djalë dhe këtë Zaimina e ka thënë edhe publikisht vite më parë me një deklaratë, e cila nuk kaloi pa u komnetuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe gra”.

Unë e kam thënë diku këtë ‘nëse bëj djalë, ai do më blejë helikopter, se ishte mjeti i vetëm ajror që ne nuk e kemi, por Klodi mua më ka dhuruar botën me familjen që kam…” – tha Zaimina duke theksuar se Klodi është një baba shembullor për tri vajzat dhe djalin e tij.

Kamari ka tiparet e mia, por ka një hije të babit, thonë që djemtë ngjajnë më shumë nga mami, goca ka marrë shumë nga i ati. Unë jam shumë e lidhur me vajzën tani, se djali është i vogël. Klodi është një baba shembullor, ka tri vajza bashkë me timen. Është një baba, shok, prind dhe i përgjegjshëm, ka dëshiruar shumë që të jetë baba i një djali, por asnjëherë s’e ka prishur zemrën”.

Share With:
Translate »
100 Views