Nëse i thoni shpesh këtë fjali fëmijës suaj, mund të bëhet gënjeshtar

Mënyra se si ju i flisni fëmijës tuaj ose mund të nxitë inkurajim pozitiv ose t’i bëjë ata *më të gatshëm* për të gënjyer.

Në një studim u mblodhën një grup fëmijësh të moshës 3 dhe 5-vjeçare për të luajtur një lojë gjetjesh me hamendësime. Për gjetjet e sakta të përgjigjeve, gjysma e tyre u vlerësuan duke u thënë:

– ‘Je shumë i/e zgjuar,’ dhe gjysmës tjetër iu tha që:
– ‘Ke bërë një punë shumë mirë kësaj radhe.’

Ky ndryshim delikat vetëm në theksimin e intelektit apo sjelljes, ishte i mjaftueshëm për të ndikuar në mënyrën se si fëmijët e shihnin performancën e tyre.

Studiuesit pastaj largoheshin nga dhoma duke u thënë fëmijëve të premtonin që nuk do të gënjenin duke i parë përgjigjet. Pasi i vëzhguan përmes një kamere të fshehtë, ata gjetën se fëmijët që u vlerësuan si të zgjuar, patën më shumë gjasa të vepronin në mënyrë të pandershme dhe t’i shihnin përgjigjet.

Ndërsa mendoni se po e inkurajoni fëmijën duke i thënë “Ti je fantastik” apo ‘Je shumë i zgjuar!”, kjo mund t’i udhëheqë ata që të mashtrojnë në mënyrë që të mbështesin vlerësimin tonë pozitiv.

Ndërkohë, ato që duhen vlerësuar janë veprimet dhe sjelljet e tyre. Kjo mund të duket si një ndryshim i vogël e i parëndësishëm, por ka një ndikim të madh në mentalitetin e fëmijës.

Share With:
Translate »
1 Views