Nëse ke një motër të madhe, mesazhi i Adelinës për Zanfinën do t’ju përlotë
Kush nga ju ka një motër më të madhe e kupton këtë mesazh të Adelinës për Zanfinën. Gjithmonë motra e madhe kujdeset për atë të voglën dhe është në një farë mënyrë si një nënë për të.
Motrat Ismaili duket se kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën. Ndarja nga jeta e nënës së tyre, i ka bashkuar më shumë motrat.
Sot përmes një postimi në Instagram, Adelina shkruan disa gjëra të vërteta që vetëm një motër e madhe shkruan.
“Nuk ka rëndësi se sa zgjatesh, sa grua e bukur bëhesh apo sa serioze ecën në rrugët e jetës. Ti do jesh gjithmonë princesha ime e vogël”, – shkruan Adelina në Instagram për Zanfinën.