Nëse nëna juaj nuk jua pëlqen partnerin, ka disa arsye pse duhet ta dëgjoni

Të gjesh dikë që do dhe të zhgënjesh nënën me atë person, mund të jetë e vështirë. Kur kjo ndodh, është normale të ndiheni sikur nënës nuk i bëhet vonë për lumturinë tuaj ose sikur nuk ju kupton.

Por, nëse gërmoni më thellë, do të kuptoni se ajo ju do më shumë se githçka në botë. Në të shumtën e rasteve, është më mirë të dëgjoni nënën. Ja pse:

1.Kur jeni të dashuruar, nuk mund të mendoni siç duhet. Të rënit në dashuri mund t’ju çojnë në marrjen e vendimeve të këqija. Sipas studimeve, kur një person dashuron, aftësia për të gjykuar një situatë siç duhet bëhet e turbullt. Por nënat mund ta ndjejnë kur fëmija është në rrezik.

2.Në vend që të debatoni, përpiquni të mendoni nga këndvështrimi i saj. Nga sjellja në botë e deri tek përpjekjet për t’ju rritur në mënyrën më të mirë të mundshme, nëna është gjithmonë aty për ju dhe ju do vetëm të mirën.

Ajo ka frikë se mos përfundoni me dikë të keq, i cili do t’ju lëndojë dhe kjo është arsyeja pse përpiqet t’ju mbrojë.

Share With:
Translate »
305 Views