Nëse nuk i keni bërë ende dhuratat e 8-marsit, ne ju japim disa ide fanstastike me ato që ju ndodhen në shtëpi

Siç ju kemi lajmëruar në rrjetet tona sociale, Facebook dhe Instagrm, stafi i Kids’Time ka nisur një mision tjetër, atë të videove tutoriale për fusha të ndryshme të artit, po jo vetëm.
Me anë të tyre, ju do të keni mundësi të shikoni hap pas hapi se si realizohen krijime të ndryshme me ato që ju ndodhen në shtëpi, apo si të ricikloni gjërat e vjetra që nuk ju duhen më.
Ne menduam që t’ju japim disa ide për festën e 8-marsit, meqë është shumë afër dhe ju ndoshta nuk keni menduar ende për një dhuratë.
Që mami juaj mos t’ju bërtasë se keni shpënzuar para kot, por edhe të ketë një kujtim të përjetshëm nga duart tuaja, që në fakt ka më shumë vlerë se çdo dhuratë sado e shtrenjtë, këtu keni tre ide fantastike për të t’i zhvilluar këto 4 ditë që ju kanë mbetur.

Mund të realizoni këtë gotë të mrekullueshme.

Ose këtë kavanoz.

Që të jeni më gjithëpërfshirës në familje, konsiderojeni edhe këtë portret familjar.

Ne urojmë t’ju kemi dhënë disa ide të vlefshme më ato sa prezantuam më lart.
Nëse të pëlqyen, ndiqe kanalin tonë, për të na mbështetur në rrugën që sapo kemi nisur, por jo vetëm, edhe për kohë cilësore brenda familjes, e cila mungon më shumë se gjithçka. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
422 Views