Nëse nuk keni parë mamanë e Naomi Campbell, nuk keni parë asgjë

Sipas shkencës vajzat bëhen si mamatë kur rriten. Nëse ato kanë njolla dielli dhe rrudha te sytë, edhe ne do të kemi, por kujt i duhet shkenca kur kemi një shembull të jetës së vërtetë. Një foto e supermodeles Naomi Campbell dhe mamasë së saj, afër e afër. Campbell është 47. Morris është 65.

Të dyja kanë marrë pjesë në British Fashion Awards në Londër dhjetorin e kaluar dhe dukeshin krejt pa moshë.

Valeri Morris-Campbell, një ish-modele, na bën të mendojmë për sekretin e saj, nëse është diccka që mund ta aplikojmë dhe ne, apo është krejtësisht personal. E vetmja ndihmë që kemi pasur është një postim i saj në Instagram, kur ka takuar Dr. David Bacman. Duket sikur e ka vizituar medispa-n e tij në Gjermani për disa lloje trajtimesh.

Do ishim të gatshëm të prisnim biletën që tani. Sigurisht nuk mund të bëhemi të gjitha si mamaja e modeles, por një kujdes për lëkurën dhe disa produkte kozmetike, bëjnë gjithmonë mirë.

Share With:
Translate »
728 Views