Nesër nis mësimi në universitete/ Rektori Hoxha thirrje studentëve: Asgjë më e rëndësishme se jeta!
Nesër studentët do të rikthehen në auditore duke nisur kështu vitin e ri akademik 2021-2022. Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha në një deklaratë u ka bërë thirrje studentëve që të bëhen pjesë e procesit të vaksinimit.
“Pas shumë vështirësive të shkaktuar nga virusi Covid-19 ne po kthehemi në auditorë për të vijuar mësim normalisht, një vendim i vështirë por i duhur me bindjen e plotë se ju do të tregoni përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë maksimale për të vazhduar procesin e vaksinimit dhe zbatimin e masave të tjera mbrojtës ndaj virusit. Mbarëvajtja e këtij viti akademik do të varet shumë nga sjellja jonë në raport me masat mbrojtëse ndaj ju drejtohem të gjithëve për të qenë të kujdesshëm në respektimin e këtyre masave. Përpara jetës, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Ju bëj thirrje t’i drejtoheni qendrave të vaksinimit të ngritura në çdo njësi kryesore të Universitetit të Tiranës, bashkë do ia dalim”, tha Hoxha.