Nesër nis vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë, në Sheshin Skënderbej ngrihen çadra
Nesër nis vaksinimi masiv i të moshuarve në gjithë Shqipërinë. Mjekët e familjes kanë thirrur çdo të moshuar mbi 70 vjeç, sipas rendit alfabetik.
Në Tiranë, ky proces do të kryhet në Sheshin Skënderbej. Momentalisht janë duke u ngritur dy çadrra të mëdha.
“Synimi është të kryhen mbi 10 mijë vaksinime në ditë në rang kombëtar”, thotë ministrja Manastirliu për edicionin informativ të Top Channel.