Netflix anulon serialin e animuar të Meghan Markle që do rrëfente fëmijërinë e saj
Netflix ka anuluar serialin e animuar “Pearl” të Meghan Markle. Projekti ishte një nga disa shfaqje për fëmijë të anuluara së fundmi nga platforma e famshme. “Pearl” do të krijohej nga “Archeëell Productions” dhe ishte vetëm në fazën e zhvillimit. Vendimi thuhet se nuk ka lidhje me Meghan dhe Harry-n, pasi bashkëpunimi i tyre me Netflix do të vazhdojë për projekte të tjera, por është marrë për shkak të rënies së abonimeve.
Netflix për herë të parë po përjeton një krizë financiare.
Gjigandi i transmetimit pagoi 100 milionë dollarë në marrëveshjen me Dukën dhe Dukeshën e Sussex në shtator 2020-ës, por deri tani Meghan dhe Harry nuk kanë realizuar asgjë. “Pearl” do të ishte një serial i animuar për fëmijë që do të rrëfente fëmijërinë e Meghan.
