Nga 1 korriku analiza e koprokulturës për të rregjistruar fëmijët në çerdhe bëhet në poliklinika

Nga 1 korriku analiza e fëmijëve që shërben për regjistrimin në kopshte dhe çerdhe do të kryhet në poliklinikat e specialiteteve. Mjekët thonë se ndryshe nga më parë ku kryhej pranë Drejtorisë së Higjenës, tanimë shmangen radhët e gjata në pritje.

Analiza e koprokulturës nuk do të behët më pranë operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, e njohur si ish-drejtoria e Higjenës.

Duke nisur nga 1 korriku, të gjithë prindërit që përgatiten për të çuar fëmijët në çerdhe apo në kopësht, duhet ta kryejnë këtë analizë pranë poliklinikave të specialiteteve me rekomandimin e mjekut pediatër.

Blegina Arapi: Këtë vit u kemi ofruar qytetarëve shmangien e radhëve të gjata, harxhimin e kohës dhe shërbimin cilsor. Pranimi i analizave bëhet nga ora 7:30-10:00. Qytetarët i bëjnë analizat pranë politklinikave dhe përgjigjet i marrin po prapë aty brenda një afati kohor nga 2-5 ditë.

Mjekja specialiste, Blegina Arapi, thotë se kryerja e kësaj analize mbron fëmijët nga marrja e infeksioneve.

Blegina Arapi: Analiza e koprokulturës është një ekzaminim bakterologjik që bëhet për identifikimin dhe izolimin e baktereve patogenë si shigela dhe salmonela.Është e rëndësishme për pranimin në kopshte dhe çerdhe bazuar në rregulloren higjeno-sanitare nën ligjin 7243.

Deri më tani, janë kryer rreth 340 analiza, ndërkohë që mjekët bëjnë apel që prindërit të mos i lenë për në ditët e fundit bërjen e koprokulturës.

Blegina Arapi: Të shkojnë pranë poliklinikave dhe të bëjnë analizën e koprokulturës që tani dhe të mos presin muajin gusht për pranimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe.

 

Share With:
Translate »
605 Views