Nga arsyeja e mospublikimit të fotove gjatë shtatzënisë tek jeta e saj me partnerin, Aurela Hoxha rrëfehet pa dorashka

Gjatë këtyre muajve, Aurela Hoxha ka qenë një ndër emrat më të diskutuar në median rozë. Modelja shtoi shumë dyshimet tek fansat pasi nuk bëri publike asnjë foto gjatë pritjes së ëmbël. E mesa duket për këtë, Aurela e ka pasur një arsye.

Së fundmi, modelja ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ku dhe ka folur më shumë për periudhën e shtatzënisë si dhe ka dhënë më shumë detaje përsa i përket jetës së saj personale.

Aurela tregoi një ndër arsyet pse nuk kishte postuar foto gjatë shtatzënisë.

“Kam shtuar në peshë. Nuk e di sa sepse njerëzit që më shikonin thoshin “Nuk je”, por unë ndihesha e shëndoshë. Edhe mjeku thoshte se nuk kisha shtuar pak. Por, ky nuk ka qenë aspak një problem për mua, sepse kam dalë, kam qenë shumë OK me veten. Tani pasi u dobësova dhe shikoj rrobat e shtatzënisë, e kuptoj që paskam qenë goxha. Jo nga këto shtatzënitë që duket vetëm barku. Se unë shikoj shumë modele apo nëna të thjeshta që u shtohet vetëm barku, por jo. Unë mora goxha peshë. Dhe nuk i kam humbu menjëherë. Kur Alaron bëri 3 muaj unë fitova linjat e mia”- tha ajo.

Nga ana tjetër, Hoxha tregoi pse nuk publikon foto me partnerin, ku është shprehur se kjo është një zgjedhje e saj, duke lënë të hapur mundësinë se mund ta prezantojë partnerin me publikun në një të ardhme.

“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjaton!”- përfundoi Aurela. 

 

Share With:
Translate »
174 Views