Nga Australia në Kosovë për të operuar 29 fëmijë kosovarë
Pedy Dewan, profesori i njohur nga Australia i’u është bashkangjitur ekipit vendsa të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK për të operuar fëmijët me probleme të lindura kongjenitale.
Duke filluar nga dita e nesërme e për të vazhduar tutje në 10 ditët e ardhshme, Prof. Dewan pritet të operojë 29 fëmijë shkruan Gazeta Shneta.
Mes tjerash, gjatë kësaj pune intenzive do të bëhen 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë.
“Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa mjekët vendas do të kenë mundësi të marrin përvojat nga profesori i njohur”, thuhet në njoftimin e fundit nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovoës (ShSKUK).
