“Nga banor-banor në prindër”- Einxhel dhe Dagz festojnë 1-vjetorin e “filmit të tyre të dashurisë”

Një nga gjërat më të bukura që kemi “dhuratë” nga edicioni i parë i “Big Brother Vip Albania” është padyshim historia e dashurisë mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz, dyshes që jo vetëm konsoliduan lidhjen e tyre pas mbarimit të reality show-t, por kanë nisur edhe familjen e tyre, duke u bërë prindër për herë të parë në fundin e 2022.

Edhe pse “ngacmimet” mes tyre nisën që me hyrjen e muzikantit në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, marrëdhënia e tyre nuk nisi deri në janarin e vitit të shkuar, sigurisht brenda shtëpiës së “BBV”, ndërsa ditën e djeshme cifti ka bërë plot 1 vit që janë zyrtarisht bashkë. 1-vjetorin Einxhel ka zgjedhur ta zgjedhë ta “festojë” edhe me publikun e ndjekësit e saj, teksa ka postuar një përmbledhje video-sh e momentesh në rrjetet sociale, video këto që tregojnë se si ata arritën të shkonin nga “banor-banor”, fraza e famshme që u përdor në reality show për marrëdhënien e tyre në fillim, në prindërit e Trev.

Shoqëruar me këngën “Happiest year of my life”, pra “Viti më i bukur i jetës time”, në momentet që moderatorja ka përzgjedhur mund të shohim se si ka evoluar dashuria e tyre dhe se si historia e tyre ka marrë formën e “filmit më të bukur të dashurisë”, frazë me të cilën Shkira përshkruan vitin e tyre të parë bashkë.

Edhe shumë vite të tjera bashkë për ciftin, dhe nëse doni të shihni një moment që ndoshta mezi e keni pritur, në video gjeni edhe një cast ku duken Einxhel, Dagz dhe Trev së bashku.

Share With:
Translate »
105 Views