Nga barku i rrumbullakosur i shtatzënisë tek biseda e fundit me Gjikon, Elita Rudi i tregoi të gjitha!
Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Elita Rudi, ka gjetur pak kohë sonte për ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Ajo ka realizuar trendin e momentit të pyetjeve, ku duhet të publikojë foto të galerisë së saj që fansat i kërkojnë.
Sigurisht, dikush i ka kërkuar një pozë tashmë që është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe Elita ia ka plotësuar dëshirën.
Siç mund ta shohim nga foto e publikuar, barku i saj është rritur tashmë goxha shumë.
![]()
Dikush tjetër i ka kërkuar Elitës të publikojë bisedën e fundit me Gjikon dhe moderatorja s’ka vonuar të postojë një screenshot.
Çifti ka folur për djalin e tyre, Zërin, teksa diskutonin se ç’model do t’i bënin flokët e tij (tipike e prindërve).
![]()
lita është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënën për herë të dytë.
Shumë shpejt Zëri do bëhet vëlla i madh i një motre.
Andaj, ajo ka marrë një pushim nga televizioni. Në fakt, e ftuar në “5 data” ajo tregoi se sapo ishte stabilizuar me punën e saj kur mësoi për shtatzëninë e dytë, por shtoi se për familjen i sakrifikon të gjithë, madje edhe punën.
Elita iu rikthye ekranit 1 vit pas lindjes së Zërit dhe me siguri duhet të presim edhe të paktën një vit tjetër që ta shohim sërish në krye të ndonjë emisioni.