Nga çfarë rrezikohen fëmijët e nënave mbipeshë?
Sipas një studimi nga disa shkencëtarë suedez, bebet e lindura nga nënat mbipeshë kanë më shumë predispozita të lindin parakohe duke rritur gjasat e sëmundjeve të rënda.
Ky studim i bërë nga viti 1992-2010, konstatoi se gratë mbipeshë kishin 25% gjasa të bënin lindje të parakohshme.
Edhe revista “American Journal of Obstetrics and Gynecology” ka publikuar se mbipesha është e lidhur me rastet më të shpeshta të shfaqjes se pre-eklampisë (rritja e shtypjes së gjakut), lindjen e parakohshme si dhe lindjen e foshnjave me peshë më të vogël se normalja.