Nga dita 1 deri në muajin e 9, Kylie Jenner dokumenton pritjen e ëmbël me një video
Kylie Jenner ka publikuar një video me momentet më të këndshme që ka përjetuar gjatë shtatzënisë së saj. Ylli me famë botërore mirëpriti pak javë më parë fëmijën e dytë me Travis Scott, një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Wolf.
Ajo ka ndarë me të gjithë detajet duke nisur që nga dita kur mori vesh se është në pritje të ëmbël deri te momenti kur vogëlushi ka ardhur në jetë. Klipi nis me momentin kur ylli televiziv kishte kuptuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.
Më pas, në fokus vihen reagimet e anëtarëve të tjerë të familjes Kardashian-Jenner kur morën vesh lajmin e shtatzënisë. Gjithashtu ajo ka përfshirë dhe momente nga babyshoëer-i që organizoi pak muaj më parë dhe përfundon me ardhjen në jetë të Wolf.