Nga e enjtja me maska, ja sa do të jetë gjoba kush nuk zbaton urdhrin

Nga dita e enjte kushdo qe nuk do ta mbaje masken edhe ne rruge, do të gjobitet. Tv Klan mëson se gjoba do te jete në masën e 3 mijë lekëve. Do jetë policia bashkiake dhe ajo e rendit ata që do të vendosin masën administrative, ndërsa si agjent mbledhës i saj do të jetë oshee përmes faturës së energjisë elektrike.

“Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi”, u shpreh Ardi Veliu.

Ata që shkelin më shumë rregullat anticovid janë të rinjtë, të cilët e cilësojnë të tepërt mbajtjen e maskes.

Share With:
Translate »
375 Views