Nga ëmbëlsirat deri tek tavani, ditëlindja e parë e Kulture ka kushtuar sa e gjithë lagja jote

Vajza e Cardi B dhe Offset sapo ka mbushur 1-vjeç dhe prindërit e vogëlushes organizuan festën më të madhe, e cila ka kushtuar me qindra mijëra dollarë. Sipas ‘TMZ’, Cardi B ka shpenzuar 400 mijë dollarë për 1 vjetorin e të voglës. Festa ishte organizuar e gjitha për fëmijë dhe reperja nuk ngurroi të ndajë me publikun disa foto ku dallohej Kulture e veshur me një fustan shumëngjyrësh.

Tryeza ishte e mbushur me ëmbëlsira të shumëllojshme, ndërsa tavani ishte i mbuluar nga tollumbacet.

 

Offset shpërndau gjithashtu disa foto nga kjo festë ku tregonte një detaj interesant nga festa. Biskotat e realizuara për ditëlindje kishin pamjen e vogëlushes. Dyshja ndau edhe disa pamje të tjera të festës nga pjesa ku ndodheshin të rriturit, të cilët po e shijonin në maksimum atë moment.

Kujtojmë se Cardi ka treguar herë pas here se ka kryer blerje tepër të kushtueshme për veshjet dhe çdo detaj tjetër të vajzës së saj.

Share With:
Translate »
562 Views