Nga fëmijëria, karriera e deri tek dashuria, Sheila i tha të gjitha

Sheila rikthehet në “Kënga Magjike” me këngën e saj të titulluar “Mall”. Këngëtarja rikujtoi se kishte munguar prej 9 vitesh në “Kënga Magjike” dhe tha se ka patur goxha progres në karrierën e saj. Gjithashtu, ajo tha se jo vetëm në karrierë, por edhe në dashuri ka bërë progres.

Po për fëmijërinë e ka marrë malli këngëtaren?

“Herë pas here po. Ndoshta ngaqë është jeta shumë e vrullshme, na kaplon rutina dhe ndonjëherë harrojmë edhe mallin e fëmijërisë. Por shpeshherë po”, tha ajo.

Pjesë nga biseda me Ardit Gjebrean:

Ardit Gjebrea: Një mungesë 9 -vjeçare.

Sheila Haxhiraj: Shumë mall, për këtë skenë, për këtë publik, më bëhet shumë qejfi që u riktheva pas 9 viteve.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur pas 9 vitesh?

Sheila Haxhiraj: Shumë progrese në karrierë.

Ardit Gjebrea: Po nga dashuria?

Sheila Haxhiraj: Edhe në dashuri, sigurisht në jetën personale, por të flasim më mirë për karrierën.

Ardit Gjebrea: Edhe këngën malli e ke titulluar. Për çfarë të ka marrë malli?

Sheila Haxhiraj: Më kishte marrë malli për “Këngën Magjike”.

Ardit Gjebrea: Edhe ne për ty, po tjetër? Të merr malli për fëmijërinë?

Sheila Haxhiraj: Herë pas here po. Ndoshta ngaqë është jeta shumë e vrullshme, na kaplon rutina dhe ndonjëherë harrojmë edhe mallin e fëmijërisë. Por shpeshherë po.

Share With:
Translate »
173 Views