Nga Fifi, Einxhel Shkira e Arbana Osmani, ja VIP-at shqiptarë që reaguan për abuzimin e 11-vjeçares në Kosovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Kosovë, ku një 11-vjeçare është abuzuar seksualisht nga 5 persona.
E mitura u mbajt prej 7 orësh nga autorët. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, nga ora 17:30 deri në 00:30.
Kujtojmë që e mitura u ndalua në park në Prishtinë nga tre prej abuzuesëve. Dy prej tyre e dhunuan ndërsa i treti e mori në makinë me të tjerët dhe e dërguan në një vend pa njerëz, për të abuzuar sërish.
Nga ana tjetër, një protestë do të zhvillohet më 31 gusht, ora 12:00 tek “Zahir Pajaziti”.
Mirëpo, të shumtë kanë qenë personazhet VIP që kanë reaguar lidhur me abuzimin e të miturës.
Disa prej tyre janë Arbana Osmani, Dafina Zeqiri, Tayna, Fifi, Tuna, Yll Limani, Gold AG, Dj Geek, Arta Nitaj, Argjira Spanca, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj, Ron Zaiti etj.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar një story, ku shkruan: “Jam zemërthyer dhe e inatosur në të njëjtën kohë. Le të luftojmë së bashku kundër këtij fenomeni që dita ditës shtohet në shoqërinë tonë”.
Arbana Osmani shkruan: “Emrat. Dhe fytyrat. Që vajzat e këtij vendi ti njohin monstrat edhe pas 50 vitesh”.
Moderatorja Argjira Spanca thekson: “O Zot! Nuk kam fjalë për këta plehra!”.
Edhe Dafina Zeqiri ka bërë disa reagime në Instagram, ku ndër të tjera shkruan: Na duhen emrat. Emrat e plotë! Emër mbiemër! Të të pestë atyre (autorëve).
Gjithashtu, ajo ka publikuar edhe foton e njërit prej të dyshuarve për përdhunim, Ekrem Rexhepit.
“Kjo duhet të ndryshojë tani! Emrat duhen me u bo publike. Përgjithmonë! Një shenj pëer ton jetën me ja lon përdhunuesve!”
“Unë mendoj që duhet mi dënu përdhunuesit njësoj si vrasësit. Minimumi 15 vite! Mendimi jem! Çfarë dallimi kanë? Tregom”? – shkruan Dafina.
Artistja ka publikuar edhe një video në TikTok ku shfaqet duke qarë dhe dëgjohet teksa thotë: “Po bëhem nervoz. Këto janë çështje shumë serioze”, thotë ajo teka shton se nuk e ka pritur që njerëzit të paragjykojnë ngjarjen