Nga fotoja e fëmijërisë deri tek princesha e ditëlindjes përrallë, brenda festës së Luana Vjollcës
Ditën e sotme, moderatorja e njohur Luana Vjollca festoi 28 vjetorin e lindjes. Që në orët e para të mëngjesit ajo ka marrë një sërë urimesh nga fansat, familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj. Luana gjithashtu publikoi pak orë më parë edhe këngën e saj më të re që titullohet “Ti Amo”, që ishte një surprizë për gjithë fansat.
Marina po ashtu na tregoi këtë foto nga fëmijëria.
Ndërkohë, pak minuta më parë ka nisur edhe festa madhështore e ditëlindjes. Në Instagram të ftuarit kanë nisur të shpërndajnë foto nga ditëlindja madhështore e Luanës.
Siç shihet në pamjet
e publikuara deri tani Luana ka zgjedhur të veshë një fustan të shkurtër pas trupit dhe në kokë mban një kurorë me gure. Ndërkohë, është publikuar edhe torta madhështore me 5 kate që në majë të saj mban numrin 28.