Nga lidhja 6 vjeçare deri tek dëshira për t’u bërë nënë, Enxhi Nasufi i rrëfen të gjitha
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi është bërë së fundmi një emër shumë i lakuar në mediat rozë.
Ajo na shoqëron çdo ditë në emisionin e mëngjesit ‘Wake up’, duke na ëmbëlsuar ditën me shoqërinë e saj.
Së fundmi ajo ishte e ftuar në programin “Ditë pas dite” në RTSH, “ ku si rrallë herë zbuloi detaje nga jeta e saj personale.
Ajo rrëfeu se është në një lidhje dashurie prej 6 vitesh me partnerin e saj, i cili nuk është pjesë e botës së artit por është një prej mbështetësve më të mëdhenj në karrierën e saj.
Enxhi nuk ngurroi të fliste edhe për dëshirën e saj për t’u bërë nënë ku u shpreh se:
“E kam ndarë mendjen që në moshën 30 vjeçare të bëhem nënë. Në 12 tetor bëj 27 vjeç kështu që kam kohë. Tani dëshira ime ka qenë që të kisha më shumë fëmijë në moshën 30 vjeçare por këto janë punët e zotit.”