Nga mjetet shkollore te ushqimi i fëmijëve: Një guidë e thjeshtë për prindërit dhe planetin tonë nga Dhurata Thanasi

Kryefjala e shtatorit është padyshim fillimi i sezonit të ri shkollor, që shoqërohet me një sërë blerjesh, që në shumicën e rasteve janë krejt të panevojshme. Përpos veshjeve, prindërit harxhojnë jo pak para me mjete shkollore. Nisur nga kjo, në profilin e Instagramit @lugaeargjentë, administratorja Dhurata Thanasi, që ka studiuar në Kennedy School of Government pranë Harvard University dhe ka punuar në shumë vende të botës me projekte të UNDP, WHO, UNOPS, njëkohësisht një ndër aktivistet më të njohura për edukimin e prindërve dhe fëmijëve për të ushqyerin e shëndetshëm, tregon për mënyrën ndryshe si po e edukon të birin.

“Pa u qarë për veprimet makabre të njerëzimit, ka disa vite që ndërmarr pikërisht këto hapa të vogla në jetën time të përditshme: Jemi fundgusht dhe shkolla e fëmijëve tanë po afron. Çdo vit, në Shqipëri për vitin e ri shkollor blihen MINIMUMI mbi 600 mijë kuti lapsash druti të shumëzuar minimalisht me 6 lapsa për kuti = 3,600,000 lapsa druri,” shkruan ajo. “Është viti i katërt me tim bir, pikërisht në këtë kohë të vitit, bëjmë inventarin e mjeteve shkollore të përdorura një vit më parë!”

1. Ricikloni

2. Riformatoni kompjuterin, pa qenë nevoja të blesh një të ri

3. Bukë me vete

4. Uji – gjithnjë në shishe qelqi

5. Stilolapsa të marrë nëpër konferenca, takime, hotele etj

6. Përdorni të njëjtën çantë shpine nëse është në gjendje të mirë.

7. Blini vetëm mjetet e nevojshme

Në një kohë kur dyqanet mbushen pafund me mjete shkollore, në një kohë kur konsumi i plastikës është në shifra të frikshme, pyjet në Amazonë po digjen dhe fëmijët rrezikohen dita-ditës nga konsumi i produkteve fast-food pranë shkollës, Dhurata Thanasi tregon një formë tjetër të edukimit të fëmijëve, që nis me zakone të vogla të përditshmërisë në shkollë dhe shkon deri te ushqimi dhe kujdesi për planetin.

Share With:
Translate »
1085 Views