Nga periudha më e vështirë te fëmijëria, Capital T i thotë të gjitha

I ftuar në emisionin “Barber Shok”, Capital T foli rreth periudhës më të keqe në jetë, teksa tregoi momentin kur i ati u sëmur me kancer.

Nga periudha më e vështirë te fëmijëria, Capital T i

“Ne kemi pasur një periudhë shumë të keqe si familje kur babi u sëmur me kancer menjëherë pas luftës. Ishte në rrezik për jetën. Duhej të trajtohej në Evropë. Kemi shkuar në Francë dhe në atë kohë nuk i kemi pasur shumë kushtet. Shumë njerëz, madje edhe shoqëri, na kanë ndihmuar për trajtimin dhe kur jemi rikthyer, ia kemi nisur prej zeros”, tregoi ai.

Nga periudha më e vështirë te fëmijëria, Capital T i

Më tej reperi u ndal te fëmijëria duke zbuluar dhe të pathëna.

“Ka pasur periudha gjatë fëmijërisë që kam qenë shumë problematik, por kam pasur edhe momente që kam qenë shumë i urtë. Unë jam rritur me shumë njerëz të afërt. Madje, familja kurrë nuk më ka përkëdhelur edhe pse njerëzit mendojnë se ne i kemi pasur kushtet”, u shpreh Capitali.

Nga periudha më e vështirë te fëmijëria, Capital T i

Nga periudha më e vështirë te fëmijëria, Capital T i

Nga periudha më e vështirë te fëmijëria, Capital T i

Share With:
Translate »
125 Views