Nga propozimi te fustani i dasmës, del dokumentari i martesës së Gjikos dhe Elitës
Një dokumentar për çiftin dhe për historitë e tyre që nga fillimi nuk është i panjohur mes personazheve të famshëm. Ceremonia e martesës dhe vëmendja e saj e madhe janë bërë shkak shpeshherë që personazhet e njohur të mos e lënë me aq kureshtjen e publikut, por ta ushqejnë atë më tej duke mbledhur edhe histori tipike, të personalizuara, prapaskena e detaje, të cilat nuk dalin në dritë gjithmonë. Ishte Lori Hoxha ajo që nuk e la vetëm me organizimin e ceremonisë dasmën e motrës së saj, por mblodhi edhe copëzat më të mira, që nga koha kur vizituan për herë të parë Lago di Como-n, vendi ku u organizua ceremonia e dasmës së Sarës dhe Ledionit, e për të vijuar më tej me çdo detaj e peripeci gjatë gjithë rrugëtimit drejt ditës së madhe.

Tani ishte radha e Gjikos dhe Elitës. Edhe ata të dy, gjatë këtij viti e kanë gjetur veten mes dhjetëra titujsh rozë. Në çdo foto, në çdo dalje publike, para dhe pas dasme, Elita është ndjekur nga sytë kureshtarë për të zbuluar lajmin që e kishte mbajtur qëllimisht të fshehtë derisa reperi i njohur publikoi “Distanca”. Por nuk mbaroi me aq. Siç kishin premtuar, ata, para disa orësh kanë publikuar edhe dokumentarin e dasmës së tyre.

Me disa foto unike, momente nga fëmijëria, deklarata nga prindërit e të dyve e me çdo detaj që i solli deri te dasma, Elita dhe Gjiko duken se e kanë përmbushur dhuratën e plotë për miqtë dhe fansat e tyre. Çfarë mungon tani, është vetëm i vogli që pritet të vijë në jetë së shpejti. Ky vit, për ata të dy, por edhe për fansat e tyre, meriton, pa dyshim, të quhet viti “Elita & Gjiko”.
