Nga pushimet e para pa djalin te dhurata më romantike nga bashkëshorti, Olta Gixhari na i tregoi te gjitha
Prej disa kohësh ajo ka braktisur skenën për të luajtur një rol të ri në jetën e saj, rolin e mamasë. Aktorja e njohur Olta Gixhari tanimë jeton në Valencia me bashkëshortin dhe djalin e tyre, Amar, megjithatë ajo është herë pas here e pranishme në Shqipëri sidomos në periudhë festash e pushimesh.
Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Pushime on Top” ku foli për pasionin e saj për udhëtimet, por edhe për pushimet si nënë. E gjendur përballë Ori Nebiaj, Olta tregoi se tani ajo nuk shpenzon si më parë dhe tregohet më e kujdesshme me paratë dhe se ndryshe nga jashtë, Shqipëria nuk ofron shumë hapësira publike.
Shkëputja nga i biri s’ka qenë e lehtë për Oltën dhe është hera e parë që ajo ndodhet në Palasë pa të. Megjithatë ajo është vazhdimisht në kontakt me gjyshen e tij, pasi malli është më i fortë se gjithçka tjetër.
E pyetur se cili është vendi më i bukur që ka vizituar, ajo përmendi Spanjën, pa harruar të fliste për ditëlindjen e fundit në Polignano a Mare, destinacionin turistik që kishte ëndërruar gjithmonë. Një darkë romantike e denjë për një princeshë si ajo.
“Unë dhe partneri im nuk jemi tipa dhuratash me pako me fjongo. Pasioni jonë janë udhëtimet dhe restorantet. Dhe dhuratat më të mira të njëri-tjetrit janë restorantet.”-tha Olta.
