Nga reagimi kur mësoi se ishte shtatzënë tek sakrifica më e madhe për dashurinë- Sara Hoxha rrëfen të pathënat

Sara Hoxha arriti që brenda një kohe të shkurtër të fitojë zemrat e mijëra ndjekësve. E komentuar jo vetëm për lidhjen me Ledrin, por edhe për stilin e saj, Sara është ndër vajzat më të pëlqyera në rrjetet sociale. Megjithatë, deri tani nuk e kemi parë në asnjë intervistë në media. E duket se gjithë pikëpyetjet e ndjekësve të saj, ajo ka zgjedhur t’i shuajë në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme, Sara ka realizuar një intervistë virtuale në Instastory ku është pyetur rreth aspekteve të ndryshme nga jeta personale, të cilave nuk ka ngurruar tu përgjigjet. Kështu një nga fansat e ka pyetur Sarën se si ka reaguar ajo kur mjekja i tha se është shtatzënë. “E pyeta rreth 10 herë “A je e sigurtë?”- është përgjigjur Sara, duke treguar se as vetë nuk i besohej.

Ndërkohë, dikush e ka pyetur se cila është sakrifica më e madhe që ka bërë për dashurinë dhe Sara ka treguar se lidhet me faktin që ka lënë familjen e saj për të jetuar në Kosovë. “Lashë pas një pjesë të familjes për të krijuar familjen time”- shkruan Sara. Siç e dimë ajo dhe familja e saj jetojnë në Gjermani, mirëpo, pas lidhjes me Ledrin Sara është zhvendosur në Kosovë.

Share With:
Translate »
403 Views