“Nga seria prindër mizorë”, mes të qeshurave Andi dhe Julka i kurdisin këto lojëra fëmijëve
Julka Gramo ka ndarë herë pas here momente të ndryshme në shtëpi së bashku me dy djemtë e saj Ian dhe Greg të cilët duket se argëtohen maksimalisht edhe me babi Andin.
“Nga seria prindër mizorë”, ka shkruar Julka krah videos ku shfaqet Andi me djalin në krahë duke trembur Ian. Menjëherë pas këtij momenti kanë nisur të qeshurat nga të gjithë. Me siguri këto duhet të jenë kujtimet më të bukura të familjes e cila çdo ditë gjen format më veçanta për të qeshur dhe argëtuar pranë njëri-tjetrit.
Kujtojmë se Andi dhe Julka janë një nga çiftet më të vjetër të ‘showbiz-it’ shqiptar. Në një intervistë së bashku për ‘Ftesë në 5’ dyshja ka treguar se kohën më të bukur e kalojnë pranë njëri-tjetrit pavarësisht impenjimeve të ndryshme.