Nga shtëpia e Elitës dhe Gjikos vjen fotoja e parë e Botës dhe Zërit

Pak ditë më parë Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën një emër unik, gjë që e prisnim pasi çifti edhe djalin e parë e ka quajtur Zëri. Ndërsa vogëlushes Elita dhe Gjiko i vendosën emrin Bota, për të treguar se bota e tyre ndryshoi me ardhjen në jetë të saj dhe gjithashtu që e duan sa bota.
Menjëherë pas lindjes Elita i hapi një profil në Instagram Botës, siç e do tradita e çdo personazhi të famshëm që bëhet me fëmijë. Sot moderatorja ka postuar foton e parë të Botës me të vëllain, Zërin duke ia ëmbëlsuar mbrëmjen të gjithë ndjekësve.
Zëri shfaqet duke i qëndruar pranë të motrës dhe duket shumë i lumtur që është bërë me një shoqe. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kur fëmija i parë bëhet xheloz pasi vëmendjen e merr më i vogli, me Zërin nuk ndodh kështu. Ai që tani është shoku më i ngushtë i Botës.

Share With:
Translate »
3329 Views