Nga simptomat e shtatzënisë tek dhoma e bebushit, Afërdita Dreshaj na i tregoi të gjitha!
Afërdita Dreshaj është në pritje të ëmbël dhe së shpejti ajo dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl do të bëhen prindër për herë të parë. Afërdita është në pritje të një djali dhe çifti po presin me padurim për ta marrë në krahë.
Gjatë kësaj kohe modelja është treguar shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi u ka kthyer përgjigje pyetjeve të fansave.
Afërdita tregoi se nuk ka patur simptoma në muajin e parë të shtatzënisë dhe nuk është ndjerë keq.
Modelja u shpreh se po përpiqet të hajë shëndetshëm, por kur ka neps për diçka, nuk heziton.
Sa i përket dhomës së bebit, Afërdita tha se do të jetë gati në shkurt dhe pamjet do t’i ndajë me të gjithë.
Gjithashtu modelja bëri të ditur se ende nuk e kanë gjetur emrin për vogëlushin, por edhe nëse vendosin, do ta mbajnë sekret derisa të lindë.