Nga vdekja e fëmijëve te puthja në buzë me mbesën/ Historia e dhimbshme e familjes së Joe Biden
Joe Biden po kandidon për t’u bërë President i Shteteve të Bashkuara, që do të thotë se familja e tij do të jetë në qendër të vëmendjes!
Nëse nuk e dinit, 77-vjeçari është baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve fatkeqësisht kanë vdekur. Joe kishte tre fëmijë me gruan e tij të parë Neilia: Beau , Hunter dhe Naomi. Teksa Biden ishte senator në 1972, gruaja e tij, Neilia dhe vajza 1-vjeçare, Naomi vdiqën në një aksident automobilistik, ndërsa dy djemtë e tij, ishin në makinë por mbijetuan.

Beau shërbeu si Prokurori i 44-të i Përgjithshëm i Delaware dhe një Major në Gardën Kombëtare të Ushtrisë Delaware. Ai u martua me gruan Hallie në 2002 dhe kanë një vajzë dhe djalë, Natalie dhe Robert “Hunter”, përkatësisht në 2004 dhe 2006.
Beau u diagnostikua me kancer në tru në 2013 dhe vdiq tragjikisht dy vjet më vonë 30 maj 2015 në moshën 46 vjeç. Djali i dytë i Joe Hunter është një avokat dhe këshilltar investimesh.

Hunter u martua me Kathleen në 1993 dhe ata kanë tre vajza së bashku: Naomi, Finnegan dhe Maisy. Ata u ndanë në 2015 dhe përfunduan procedurat e divorcit në 2017. Në 2016, Hunter filloi të dilte me të venë e vëllait të tij të ndjerë Beau, Hallie për disa muaj.
Në gusht 2018, Hunter solli në jetë një fëmijë me Lunden Alexis Roberts nga Arkansas, por nuk dihen shumë informacione për fëmijën e tij të katërt.
Hunter më pas u martua me kineasten e Afrikës së Jugut Melissa Cohen në maj 2019 dhe djali i tyre erdhi në jetë në Mars 2020.

Gjatë një interviste me New Yorker në 2019, Hunter kërkoi të mposhtë drogën dhe alkoolin, pas vartësisë që pati për dekada, duke thënë: “Të gjithë kanë trauma. Ka varësi në çdo familje. Isha në atë errësirë. Isha në atë tunel, është një tunel i pafund.”

Ashley është fëmija më i ri dhe i vetëm i Joe me Jill. Pas diplomimit në Universitetin Tulane, ajo u bë drejtoresha ekzekutive e Qendrës Delaware për Drejtësi, një organizatë jofitimprurëse e orientuar drejt reformës në drejtësinë penale. Ashley gjithashtu punoi si punonjëse sociale në Delaware për 15 vjet. Në vitin 2017, ajo themeloi Livelihood , një kompani veshjesh të prodhuara në Amerikë. Ashley u martua me kirurgun plastik Howard Kerin në 2012.
