Ngacmoi seksualisht 3 të mitura, më e vogla 7-vjeçe, arrestohet manjaku në Gjirokastër

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura.

Vajzat janë të moshave 14, 8 dhe 7 vjeçe. 61-vjeçari do të përballet në Gjykatën e Gjirokastrës me akuzën e “Ngacmimit Seksual”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Share With:
Translate »
257 Views