Ngeli shtatzënë 17 vjeç dhe të gjithë i thonin ta abortonte, biznesmenia shqiptare në Amerikë tregon se si ia doli të hapte kompaninë e saj dhe të bëhej e pasur

Greta Bajrami, një sipërmarrëse shqiptare në Amerikë ka rrëfyer historinë e saj, që nga koha kur iku nga Shqipëria ndërsa ishte 10 vjeç dhe deri tani që është 33, e martuar, nënë e dy fëmijëve dhe biznesmene e suksesshme.

Në podcastin e Mira Kazhanit, Greta ka rrëfyer se si ngeli shtatzënë kur ishte vetëm 17 vjeç me të dashurin e saj nga Ekuadori Freddy-n dhe të gjithë i sugjeronin te abortonte ose ta jepte fëmijën për adoptim.

“Mësuesit,  njerëzit nga kisha, njerëz të njohur. Të gjithë më thoshin Greta ti ke rezultate të shkëlqyera dhe e ke jetën para, duhet ta lindësh fëmijën por jepe për adoptim. Por në atë moment ishte partneri, partneri është gjithçka se mbase edhe unë do të ishte influencuar në ato momente. Por mbaj mend që Fredi më tha “a ke besim tek unë? Për sa kohë të jem gjallë unë, unë do të kujdesem për ju”, dhe shkoi dhe i tha mamit tim unë nuk do të studio, do të punoj dhe Greta nuk do ta lerë shkollën dhe Kiara të rritet dhe mami  i dha dorën dhe i tha “jo, ti do të shkosh në shkollë edhe Greta do të shkojë në shkollë dhe Kiarën do ta mbështes unë dhe do t’ju mbështes unë. Mami im sakrifikoi veten në atë moment,  që unë Fredi dhe Kiara të rriteshim të tre së bashku. Mami im quhet Shadije dhe në Shqipëri ka qenë kirurge, këtu punon ndihmës mjeke por jo në nivelin që ishtë në Shqipëri. Ishte një vendim i saj që unë dhe Fredi të iknim më lart dhe ajo të tërhiqej dhe të sakrifikonte veten në atë moment  ”,  ka treguar ajo.

Greta ka hapur një kompani ndërtimi që bën çati, fasada, panele diellore etj, një fushë kjo e njohur për burra por ajo ka thyer stereotipet, dhe punon në të njëjtën me bashkëshortin e saj.

“Studiova për international finance, sepse unë doja të gjeja pak atë aktivisten tek vetja ime sepse unë doja të bëhesha avokate e të drejtave të njeriut, sepse unë nuk kam frikë të flas. Isha në një periudhë shumë të keqe të jetës sime. Isha 18 vjeç, unë bëja shumë pak lekë, punoja kamariere dhe e gjithë ëndrra ime ishte që unë maksimumi të bëhesha menaxhere e ndonjë restoranti. Besoj që ndonjëherë fakti që kemi arritur aty ku duhet është se nuk dimë të ëndërrojmë dhe unë nuk dija të ëndërroja sepse shumë njerëz më thoshin që për ty, ky është maksimumi. Pastaj në një moment unë thjesht besova që mund të bëja më shumë. Për 5 vite ngrihesha  çdo ditë në 3 e gjysmë të mëngjesit sepse ndërtimi fillon shumë shpejt, dhe është një adrenalinë e paparë gjatë atyre orëve. Në 6 ti mbaron punë por derisa të dorëzosh makinën, çdo gjë shkon ora 8 dhe deri sa vija në shtëpi shkonte ora 9-10 e darkës. Shikoja duart e mia që ishin keq, thonjtë sepse bëja edhe punë në kompani. Shumë herë haja në fast food. Në vitin e 5-të ndryshoi thjesht mendja ime, sepse deri në atë moment bëja gjithçka sa për ta bërë, pastaj vendosa që jo, dua ta bëj sepse dua të krijoj diçka. Vetëbesimi është gjithçka, atje ku ti e sheh veten atje do të jesh. Një shoqja ime sapo kishte hapur kompaninë, dhe thoshte “ne”, ndërkohë që ishte e vetme, ndërkohë unë që kisha dhe njerëz të tjerë e shikoja veten vetëm. Dhe kuptova që gjithçka kishte të bënte me vizionin. Në Amerikë njerëzit janë vizionarë, këtu nuk ka barrier, nuk ka kufizime, nëse ti ke vullnet, ke ide, ke qejf  të punosh mund t’ia dalësh”, ka treguar Greta në “Podcast me Mirën”.

Share With:
Translate »
72 Views