Ngjarja e rëndë në Korçë/ Babai shtyp djalin 5-vjeçar me traktor, ndërron jetë në spital

Pakujdesia gjatë punës me mjete bujqësore, ka shënuar një ngjarje e rëndë këtë pasdite, në fshatin Sheqeras të Korçës.

Gjatë punës me traktor në arë, babai ka shtypur aksidentalisht djalin e tij të mitur 5-vjeçar.

Fillimisht policia ka njoftuar se, djali ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që sipas informacioneve të fundit, fëmija ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Babai është identifikuar si Erjon Brahimllari, ndërsa fëmija i tij ishte vogëlushi A. Brahimllari 5 vjeç.

Maliq/Informacion paraprak             

Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
1280 Views