Ngjarja e trishtë, prindërit e Arielës mbërrijnë në morg dhe kërkojnë…
Sapo kanë marrë vesh lajmin nga mediat, prindërit e Ariela Muratit kanë nxituar të udhëtojnë nga Fieri drejt Tiranës. Sapo kanë mbërritur i janë drejtuar morgut në spitalin “Nënë Tereza” ku trupi i viktimës po i nënshtrohet edhe ekzaminimit të mjekësisë ligjore. Të pikëlluar për humbjen e vajzës së tyre, ata mësohet se janë shprehur që djali që ka kryer krimin do ta paguajë atë që ka bërë.
Burime pranë familjes së Arielës bënë me dije se prindërit e saj nuk kishin shumë kohë që kishin komunikuar me autorin e vrasjes së Arielës, Aldison Belulajn, i cili i kishte kërkuar dorën vajzës në shtëpi. Kërkesë që nuk ishte pranuar prej tyre.
Ndërkohë që mësohet se forcat e policisë janë pozicionuar në fshatin Zharrëz për të hetuar por edhe për të shmangur ndonjë përplasje mes dy familjeve. /tip