Ngjarja tronditëse, nëna vret 3 fëmijët dhe veten

Të gjithë fqinjët po mbledhin së bashku të gjitha dëshmitë për të bërë bashkë të gjitha ngjarjet misterioze që kanë çuar deri në momentin tronditës kur një nënë nga Melburni besohet se ka vrarë tre fëmijët e saj dhe më pas, edhe veten.

Trupat e pajetë të Katie Perinovic, dy vajzave të saj Claire, 7 vjeç, Anna, 5 vjeç, dhe djalit Matthew, 3 vjeç, u zbuluan brenda shtëpisë së tyre, në Tullamarine, në periferinë veriore të qytetit, të enjten pasdite.

Bashkëshorti i Perinoviç, Tomislav, 48 vjeç, ishte i pari që gjeti trupat e pajetë të tre fëmijëve dhe të bashkëshortes dhe menjëherë ka lajmëruar shërbimet e urgjencës. Pasi u mor në pyetje nga policia, u lirua pa akuzë.

Më pak se 24 orë para vrasjeve tronditëse, 42-vjeçarja Perinovic kishte dërguar një qese me kumbulla në shtëpinë e fqinjëve të saj, në rrugën “Burgess”, te fqinjët Daniel dhe Vicky Schembri.

Z. Schembri, i cili jeton në të njëjtën rrugë me familjen Perinovic prej 48-vjetësh, tha se Katie trokiti në derën e tij në 5.30 pasditen e së mërkurën.

Ai e falënderoi për kumbullat, dhe ajo u tha “Mirupafshim”. Vetëm dy ditë më parë, Schembri rrëfeu gjithashashtu se kishte parë tre fëmijët që luanin të lumtur në pishinën e shtëpisë së tyre: “Ata luanin të lumtur dhe dukeshin shumë të lumtur” – tregoi ai për “The Australian”.

Share With:
Translate »
482 Views