Ngjarje e rëndë në familjen Kennedy, mbesa 22-vjeçare humb jetën nga over doza

Zemrat e familjes Kennedy janë thyer, pas ndarjes nga jeta të Saoirse Kennedy Hill, mbesa e Robert F. Kennedy, e cila, pas një lufte të gjatë me depres ionin (që nga koha e gjimnazit), i dha fund jetës nga një over dozë.

Vetëm 22 vjeç, ikja së resë u raportua më 1 gusht nga New York Times. Trupi u gjend në kompleksin bregdetar Kennedy,Portin Hyannis, Mass, ku banon gjyshja e saj dhe e veja e Robert F. Kennedy, Ethel Kennedy, 91-vjeçare.

Saoirse ishte fëmija i vetëm i Courtney Kennedy Hill, 62 vjeç, do të mbaronte studimet në Boston College, për Komunikim, në vitin 2020.

Zemrat tona janë të thyera nga humbja e Saoirse sonë të dashur,” shkroi familja Kennedy në një prononcim për New York Times.Jeta e saj ishte e mbushur me shpresë, me shumë premtime dhe dhe dashuri.”

Pas humbjes së mbesës, edhe gjyshja e saj, Ethel, tha: “Bota është më pak e bukur për mua sot.”Tre vjet para vdekjes, Saoirse ishte thjesht një studente kur zbuloi se ishte në hapat e parë të një dep resioni të përsëritur dhe kjo u zbulua pas një eseje të saj.

“Semundja im me u rrënjos në fillimin e viteve të shkollës së mesme dhe do të jetë me mua për gjithë pjesën tjetër të jetës. Megjithëse isha kryesisht një fëmijë i lumtur, pësova periudha trishtimi të thellë që më rëndonin si një gur i rëndë në gjoks. Këto periudha vinin dhe shkonin, por nuk më prekën nga jashtë, derisa u bëra një “anëtare” në Deerfield”,- shkroi Saoirse në shkurt 2016.

Studentja, më pas bëri një rrëfim prekës pasi shtoi se ajo “e humbi plotësisht” pas dikujt që mendonte se e kishte dashur, por ai kishte thyer “kufijtë seriozë seksualë” me të.

Në vend që raportonte incidentin e supozuar, Saoirse u përpoq të injoronte atë që ndodhi. “E gjithë kjo ishte e tepërt, prandaj u përpoqa të marr në dorë jetën time” shkroi me trishtim Kennedy.

Share With:
Translate »
527 Views