Ngrohja në shkolla, shpërndahet lënda drusore në Kukës dhe rrethina

Për këtë vit shkollor, për katër muajt e dirit në qytetin e Kukësit janë marrë të gjitha masat për ngrohje në shkolla dhe kopshte. Drejtuesit e shkollave të qytetit thonë se ngrohja me dru ka nisur që prej 15 nëntorit.

Ndërkohë që dimri sapo ka nisur në qytetin e Kukësit janë marrë të gjitha masat për ngrohjen në shkolla, kopshte e çerdhe.

Lënda drusore për një periudhë katër mujore është shpërndarë dhe kjo konfirmohet edhe nga drejtuesit e shkollave të qytetit.

Ngrohja e institucioneve arsimore në Bashkinë e Kukësit parashikohet për katër muaj, për shkak të terrenit malor dhe të ftohtë ku shtrihet njësia vendore.

Më herët ka përfunduar edhe shpërndarja e lëndës drusore në njësitë e tjera administrative në territorin e bashkisë Kukës di dhe në çerdhe dhe kopshte.

Share With:
Translate »
605 Views