Nicola dhe Brooklyn flasin për mënyrën si janë përballur me lajmet rreth tensioneve nuse-vjehrrë

Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham po e duan njëri-tjetrin gjithmonë e më shumë, pavarësisht kritikave publike me të cilat janë përballur pas grindjes së Nicola-s me vjehrrën e saj, Victoria Beckham.

“Ne gjithmonë e mbajmë anën e njëri-tjetrit, pavarësisht se çfarë ndodh. Në fund të fundit, ne jemi miqtë më të mirë dhe nuk mund të ndodhte ndryshe”, tha çifti për Vogue Hong Kong kur u pyetën se si përballen me “komentet e jashtme” rreth bashkimit të tyre. “Ne nuk mendojmë si është marrëdhënia jonë në sy të publikut, ne thjesht mendojmë si jemi ne në këtë marrëdhënie.”

Brooklyn dhe Peltz kanë mohuar të ketë ndonjë problem midis Victoria-s dhe Nicola-s, ndërsa kjo e fundit besonte se zhurma filloi në momentin që ajo nuk zgjodhi të vishte në dasmë një fustan të markës së Victoria Beckham, por u vesh nga Valentino.

Çifti u martua në prill, ndërsa Brooklyn zbuloi gjatë bisedës se ai e dinte se donte të martohej me Nicola-n gjatë vizitës së saj të parë në Londër.

“Para se ajo të ishte gati të largohej, bleva biletën e fundit në aeroplan dhe u ktheva në Nju-Jork me të”, tha Beckham. “Ky ishte momenti kur e kuptova se nuk doja kurrë të ndahesha prej saj.”

Peltz shtoi se ata aktualisht janë të ndarë mes Londrës dhe Los Anxhelosit, por LA është vendbanimi i tyre kryesor.

“Sa herë që shkojmë në Londër, Brooklyn emocionohet shumë për të më treguar të gjitha vendet ku është rritur. Kur jemi në L.A., ne kemi traditat tona të vogla që na bëjnë të lumtur”, tha Peltz. “Çdo të diel shkojmë në tregun e fermerëve dhe këto gjëra të vogla e bëjnë të ndihet si në shtëpi. Los Angeles është vendi ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës.”

Çifti gjithashtu vlerësuan mbi njëri-tjetrin kur u pyetën se cilat cilësi çmojnë më shumë te njëri-tjetri. Nicola vuri në dukje mirësjelljen, zemrën dhe ndjeshmërinë e tij. Ndërsa Brooklyn u përgjigj se ajo “është e përsosur në çdo mënyrë”.

Share With:
Translate »
183 Views