Nina dhe Arbenita priten në shtëpi si dy princesha

Në muajin prill, Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina.

Brenda pak kohësh, Nina është kthyer në bebushin më të komentuar në rrjete sociale dhe të gjithë janë në një mendje se ajo është kopje e babi Feros.

Cifti s’e ka pasur problem të tregojë në rrjete sociale portretin ëngjëllor të vajzës së tyre, të cilën po e shohim teksa rritet çdo ditë.

Nina erdhi në jetë në Gjermani dhe pas dy muajsh në lëvizje, më në fund Fero dhe Arbenita janë kthyer në shtëpinë e tyre. Si u pritën Nina dhe Arbenita në shtëpi? Si princesha! Këtë na e tregojnë pamjet që vetë Arbenita ka treguar në InstaStory.

“Më në fund në shtëpi”- shkruan modelja krahas postimit.

Share With:
Translate »
458 Views