Nina e vogël ka nisur xhirot me babin në natyrë
Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, prej disa javësh është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, mirëpritën një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Nina.
Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka publikuar së fundmi një imazh pranë të bijës, duke e cilësuar si dhuratën më të mirë ndonjëherë.
“Vajza ime është një nga dhuratat më të mëdha që kam marrë ndonjëherë”, ka shkruar ai.