Nis sot shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë

Ditën e sotme nis shpërndarja e librave shkollorë për nxënësit. Në total janë 236 mijë fëmijë në të gjithë vendin që do t’i marrin librat falas. Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama.

“Me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë Falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në një njoftim në rrjetet sociale.

Share With:
Translate »
95 Views