Nis testimi psiko-social për mësuesit e rinj një shkolla

Ka nisur testimi psiko-social për mësuesit në shkolla. Ky testim ka për qëllim shmangien e rasteve të dhunës dhe abuzimeve seksuale në institucionet arsimore.

Në këtë vlerësim, do të përfshihen jo vetëm mësuesit e rinj, në këtë profesion, por dhe ata mësues që kanë pasur precedentë të mëparshëm penalë, ose kundrejt tyre ka pasur një ankesë nga nxënësit ose prindërit në shkollë. Këta nuk do të lejohen të ushtojnë më këtë profesion.

Do të jetë një afat kohor prej tre muajsh, që do u lihet mësuesve të rinj, si periudhë prove. Në tre muaj provë, vlerësohet nga një komision i posaçëm nëse i plotëson të gjitha kriteret sa i takon aspektit social dhe psikologjik.

Testimi përmban 100 pikë, me pyetje të hapura dhe e të mbyllura mbi etikën, sjelljen, mjedisin mësimor, komunikimin si dhe gjendjen psiko-emocionale. Është një komision i përberë nga 5 punonjës të shërbimit social dhe punonjës të zyrës arsimore. Në bazë të pikëve, mësuesi i vlerësuar me mbi 60 pikë nga shuma aritmetike e pikëve e të gjithë anëtarëve të komisionit, konsiderohet i aftë, për të ushtruar detyrën e tij. Ai që ngel nuk do të jetë më mësues.

Share With:
Translate »
65 Views