Nis vaksinimi i fëmijëve dhe doza e tretë në vend
Aplikimi i dozës së tretë për personat mbi 60-vjeç dhe për grupet më të rrezikuara do të nisë brenda tetorit. Anida Bushati, anëtare e komitetit teknik tregon se doza e tretë do të kryhet 6 muaj pasi është marrë e dyta.
“Doza e re të do të kryhet 6 muaj pas bërjes së dozës se dytë, do ta kryejnë të gjithë personat mbi 60 vjeç dhe grupet e riskut, dhe ata që janë në vijën e parë që kanë kontakte më shumë njerëz dhe kanë mundësi shumë të lartë të infektimit.
Në këtë moment do të duhet rekomandim dhe të plotësoj kriteret mbi 60 vjeç nuk ka nevojë për rekomandim, nëse je nen 60 vjeç atëherë duhet nga mjeku në qoftë se hyn në listën e sëmundjeve, sëmundjet hematologjike, sëmundjen e imunosuprimuar apo kushtet shëndetësore që i vë në rrezik”.
Anëtarja e Komitetit gjithashtu ka thënë se komiteti i ekpertëve ka rekomanduar dhe një dozë të vetme vaksine edhe për moshat mbi 12 vjec.
“Bëhet fjalë për të gjithë fëmijët që janë mbi moshën 12 vjeç, ne rekomandojmë forcërisht që të bëjnë vaksinën grupet e riskut, fëmijët që janë me imunosupresor, fëmijët të cilët vuajnë nga patologji të sistemit imunitar apo që janë me patologji të tjera që kompromentojnë sistemin imunitar.
Këto do bëjnë një dozë të vetme dhe natyrisht qe duhet dhe aprovimi i prindërve për fëmijët që nuk kanë patologji”.
Ekspertët specifikojnë se për dozën e tretë të vaksinës do përdoren vaksinat Pfizer dhe Astrazeneca.
Tiranapost.al